75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Shoshi emërohet trajner i ri i Istogut

Klubi futbollistik Istogu njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Valdet Shoshi.

Shoshi nga sot do ta merr drejtimin e skuadrës së Istogut, stërvitjen e parë do ta zhvillojë sot në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Istog.

Trajneri pejan më herët kishte drejtuar Besën e Pejës dhe Drenicën.

Tashmë shtabi teknik i Istogut do të udhëhiqet nga Valdet Shoshi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë: Hysni Kabashi, Mehdi Arifaj dhe Driton Dreshaj. /IndeksOnline/