75 Mall Live Search
14:05 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vendimet e Gjykatës së Apelit nuk arsyetohen në mënyrë adekuate dhe përcillen me gabime përmbajtësore

Ndonëse është kompetente për të siguruar ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore dhe për të ngritur efikasitetin në sistemin e drejtësisë, Gjykata e Apelit jo vetëm se nuk ofron vendime të arsyetuara në mënyrë adekuate, por duke u shërbyer me arsyetime “copy-paste” bën edhe lëshime përmbajtësore.

Kjo shihet edhe tek ky Aktgjykim, në të cilin Gjykata e Apelit ngatërron edhe titullarin/paditësin në një kontest administrativ.

Siç shihet në këtë Aktgjykim, Gjykata e Apelit – Departamenti për Çështje Administrative, me përbërje gjyqtare Delushe Halimi, Ramiz Kuqi dhe Gani Avdiu siç duket i hartuar në shpejtësi dhe nga forma të gatshme, në një anë paditësit  i referohet si Komuna e Pejës kurse në pjesën e arsyetimit i referohet si Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Arsyetimi i mirëfilltë i vendimeve të Gjykatave përbën një ndër elementet kryesore të administrimit të drejtësisë dhe sigurisë juridike andaj praktika si këto rrënojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë./Indeksonline/