Juve nuk ndalet, kërkon super portierin
Juventus ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato. Zonja e Vjetër ka transferuar Ramsey dhe Rabiot me parametra ‘zero’ dhe ka blerë 75 milionë euro talentin e Ajaxit, De ligt.
Por kampionët e Serie A mund të bëjnë edhe një goditje të madhe këtë merkato, shkruan Indeksonline.
Juventus është duke biseduar me agjentin Jorge Mendes për portierin e Manchester United, David de Gea.
Portieri spanjoll është në përfundim të kontratës dhe nuk ka shpresë se mund të rinovoj.
Këtë situatë kërkon ta shfrytëzoj Juventus që kohët e fundit është duke bërë transferime të mëdha duke mos paguar asgjë. /IndeksOnline/