75 Mall Live Search
21:48 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Futbollistët e Newcastle përfshihen në një rrahje

Yjet e Newcastle United, Jonjo Shelvey dhe Karl Darlow u përfshinë në një përleshje rruge në orën 3 pas mes nate. Darlow është parë duke shkelmuar një burrë në shpinë, transmeton Indeksonline.

Në pamjet ekskluzive, shihet portieri Darlow duke u munduar të godasë një njeri, i cili ishte hedhur në tokë pas disa goditjeve.

Lojtari më i paguar i Newcastle-it,  fiton £ 70,000 në javë, kishte qenë afër një largimi, kur ai supozohej se ishte ngacmuar verbalisht për mungesën e flokëve.

Një burim i tha DailyMail: Jonjo Shelvey ishte  duke ecur kur një grup i djemve e quajti atë “tullac”. Ai i përqeshi atë dhe tha  “Shkoni në shtëpinë tuaj, ju fshatar”./Indeksonline/.