Neymar: Ramos është lojtari më i fortë me të cilin jam përballur
E ardhmja e Neymar ende nuk është e zgjidhur, me shumë klube të interesuara pë shërbimet e brazilianit.
Barcelona ka bërë disa përpjekje për ta transferuar Neymarin megjithatë bordi drejtues i PSG i ka refuzuar ofertat.
Tentimi i fundit i blaugranëve ishte sot me një ofertë prej 90 milionë euro plus dy lojtarë nga një listë prej gjashtë personash: Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Malcom dhe Samuel Umtiti.
Real Madridi është një tjetër klub që monitoron situatën. Megjithatë një lëvizje në Real Madrid duket e pamundur për momentin.
Në një intervistë, Neymar deklaroi se lojtari më i fortë me të cilin është ballafaquar është mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, raporton GivemeSport, përcjellë Indeksonline.
“Për shkak se ai është një mbrojtës i shkëlqyer qendror dhe për më tepër, ai shënon gola. Ai është shumë i vështirë për tu ballafaquar”.
Braziliani në nivel personal është përballur me Ramos në total prej nëntë herë, duke fituar katër, duke barazuar një herë dhe duke humbur katër./Indeksonline/