75 Mall Live Search
17:08 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy dorëheqjet e Haradinaj gjatë mandatit të tij si kryeministër për shkak të thirrjes së Hagës

Përballja me drejtësinë , gjykime e rigjykime për krimet e pretenduara të luftës, nuk është një përvojë e re për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj është larguar dy herë nga pozita e kryeministrit.Këto dorëheqje i ka ofruar për shkak të akuzave për krime lufte. Të tretën për “gjendjen e krijuar në Kosovë”.

Dy vjet e gjysmë më herët, Haradinaj kishte mbajtur pozitën e kryeministrit për 100 ditë falë zemërgjerësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj të ndjerë, Ibrahim Rugova. Me tetë për qind të votave, ai kishte fituar pozitën e kryeministrit.

Haradinaj u zgjodh në këtë pozitë më 3 dhjetor 2004.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij.

“Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës”, kishte thënë ai në një konferencë për media.

Për të dyten herë, Ramush Haradinaj ishte thirrur për rigjykim në Hagë me 21 Korriku i 2010 u shpall si i pafajshëm me 29 nëntor 2012.

Vlenë të theksohet se gjatë këtyre dy thirrjeve ai është shpallur i pafajshëm./Indeksonline/