Reagon edhe Driton Kuka për dorëheqjen e Ramush Haradinajt
Dorëheqja e kryeministrit Haradinaj habiti të gjithë dhe në të njejtën kohë bëri reagime të shumta.
Edhe Driton Kuka selektor i reprezentacionit të xhudos në Kosovë ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit në rrjetin e tij social ‘ Facebook‘.
Sipas tij tani ka qenë koha kur më së shumti ai i është dashur Kosovës.
Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
‘O burrë i madh i Kombit Shqiptar!
Ne do jemi me ty gjithmonë në çdo sfidë dhe asnjë moment sdo pushojmë përkrahjen për Ty!
Do kthehesh edhe nga kjo betejë kryelartë!
Tash kur ju deshte ma shumë se kurrë Kosoves‘./Indeksonline/