18:11 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vasfije Krasniqi: Gjykata Speciale duhet t’i sjellë kriminelët e Serbisë para drejtësisë

Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar pas dorëheqjës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo në reagimin e saj ka theksuar se Gjykata Speciale duhet të fokusohet tek kriminelët e Serbisë, që t’i sjellin para drejtësisë.

Ajo shton se Kosova ka pritur gjatë që kjo gjykatë të bëjë gjënë e duhur.

Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasditën e sotme pas marrjës së ftesës nga Gjykata e Hagës për t’u paraqitur si i dyshuar.