75 Mall Live Search
09:58 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lidhja e Historianëve reagon ashpër ndaj ftesës së Speciales për Ramush Haradinajn

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan,  ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Haradinajt, duke thënë se Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet luftë e shenjtë dhe e drejtë.

Reagimi i plotë:

LUFTA E UÇK-SË ISHTE DHE MBETET LUFTË E SHENJTË DHE E DREJTË

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me shqetësim të madh ka përcjell zhvillimet e fundit në skene politike në vend, me rastin e dorëheqjes së Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, dhe me ketë rast shprehet e shqetësuar dhe reagon ashpër ndaj ftesës që i është bere ish Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit nga organet e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ftesa kundër Haradinajt, është një padrejtësi që është duke ju bere luftës çlirimtare dhe vet personalitetit të ish komandantit dhe ish kryeministrit të Kosovës.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson se lufta e popullit shqiptare të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte luftë e shenjtë dhe e drejte, sepse djemtë dhe vajzat me të mira të këtij nen qielli, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtën të drejtën e këtij populli të pushtuar dhe dhunuar ndër shekuj nga pushtimi barbar serb.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e rithekson prapë së Gjykata Speciale e Kosovës, është gjykatë e padrejtë dhe padrejtësia me e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës.

Ne, e ripërsërisim se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është luftë e shenjtë dhe e pastër,  e si e tille atë nuk ka gjyq që do ta gjykoj. Askush, nuk ka të drejtë të prek mbi dinjitetit dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Ne, me ketë rast theksojmë së Ramush Haradinaj, prapë do të mbroje pastrin e kësaj lufte, ashtu siç e mbrojti edhe herëve të tjera.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun