75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Deputeti i NISMA-s reagon pas ftesës që Specialja ia bëri Jakup Krasniqit

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale ia ka bërë ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Sipas tij, Krasniqi do ta kalojë këtë betejë, pas shumë betejave tjera që i kalojë.

Ftesa për ikonën e luftës për liri nga Gjykata Speciale ,z.Jakup Krasniqin por edhe prijësve të tjerë të UÇK-së, po vërteton atë qe e kemi thënë që nga fillimi, se misioni i kësaj gjykate dhe iniciuesve të saj është dëmtimi i vlerave çlirimtare dhe barazimi i luftës për liri me luftën gjenocidale të Serbisë!

Si shumë beteja tjera kundër së keqes, jam i bindur se edhe këte ta kaloj z J.Krasniqi”, ka shkruar ai.