75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United refuzon ofertën e Interit prej 60 milionë euro për Lukakun

Manchester United ka hedhur poshtë një ofertë prej 60 milionë euro nga Interi për sulmuesin Romelu Lukaku.

Kjo ofertë bie shumë poshtë vlerësimit të United për  26 vjeçarin, i cili u bashkua me ata nga Everton dy vjet më parë për 75 milionë funte, transmeton Indeksonline.

“Ju e dini që unë e pëlqej këtë lojtar”, tha Conte të premten.

“Kur isha trajner i Chelseas nga viti 2016 deri në vitin 2018, u përpoqa ta transferoj në Chelsea.

Më pëlqen ky lojtar dhe e konsideroj atë si një lojtar i rëndësishëm për ne që të kemi një përmirësim të mirë”.

E ardhmja e Lukaku mendohet se varet nga e ardhmja e Mauro Icardi, i cili nuk ka udhëtuar në turneun veror të klubit në Azi, e ku është raportuar që do të largohet.

Kur u pyet për sulmuesin e Argjentinës, Conte u përgjigj: “Klubi ishte shumë i qartë se Icardi është jashtë projektit të Interit. Ky është realiteti”./Indeksonline/.