Justin dhe Hailey tregohen modest, presin në radhë për ushqim si gjithë tjerët
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, modelja Hailey Baldwin, janë gjithmonë në qendër të fokusit mediatik.
Çdo lëvizje e tyre është e përcjellur nga paapracit, e njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë.

Çifti I njohur kanë shijuar një pasdite me diell në Beverly Hills të Kalifornisë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Këngëtari dhe modelja u fotografuan në një restorant që njihet për mos pranimin e rezervimeve, por kjo nuk e pengoj dyshen e famshme që të prisnin në tryezën e jashtme së bashku me gjithë të tjerët.
Ndryshe, Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar./Indeksonline/