75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ronaldo e prish fytyrën kur zëvendësohet, kërkon sqarime nga Sarri

Për Maurizio Sarrin janë të njohura rastet kur një lojtar refuzon të zëvendësohet ose diçka të ngjashme.

Juventusi humbi nga Tottenham me rezultat 3-2 në ndeshjen e International Cup që u zhvillua në SHBA, shkruan Indeksonline.

Trajneri i posa ardhur i Juves vendosi të zëvendësoj Ronaldon  vetëm disa çaste pasi shënoi golin e epërsisë.

Duke u larguar nga loja, pesë herë fituesi i Topit të Artë kërkoi sqarime nga trajneri për zëvendësimin.

Trajneri italian i ofroi një koment Ronaldo dhe duket se ai mori një përgjigje të fortë dhe bindëse. /IndeksOnline/