75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Balotelli po rikthehet në Serie A

Fiorentina janë të vendosur për të transferuar Mario Balotellin gjatë këtij afati kalimtar.

“Calciomercato” raporton se sulmuesi italian dëshiron të rikthehet në vendlindje pas tri vitesh në Francë te Nice dhe Marseille.

Trajneri Vincenzo Montello po kërkon një sulmues dhe Balotelli është preferenca kryesore e tij.

Sulmuesi italian më parë ka qenë pjesë e Interit, Milanit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit. /IndeksOnline/