De Gea do të nënshkruaj deri më 2025, por me një kusht
David de Gea ka thënë se do të dëshironte të emërohej kapiten i Manchester United, derisa po përgatitet të nënshkruaj kontratë të re.
Sipas gazetës The Guardian, 28 vjeçari do të zgjasë qëndrimin në Old Trafford deri në vitin 2025, transmeton Indeksonline.
Megjithatë një nga kushtet që portieri spanjoll të vë nënshkrimin është që shiriti i kapitenit ti takoj atij.
“Kam qenë kapiten për disa ndeshje. Është mrekulli të jesh kapiten i Manchester United” deklaroi De Gea.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ende nuk e ka konfirmuar se kush do të jetë kapiteni i United, pas largimit të Antonio Valencias. /Indeksonline/