Milan në prag të transferimit të Angel Correas
Milani është një marrëveshje me Atletico Madridin për Angel Correa në vlerë prej 50 milionë euro plus bonuse deri në shtatë milionë tjera bonuse.
Eksperti italian i transferimeve Gianluca Di Marzio ka thënë se drejtori Zvonimir Boban ishte në Spanjë dje për të përpunuar detajet dhe për të finalizuar marrëveshjen përfundimtare.
Çmimi i kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë euro dhe javën e kaluar është raportuar se Milan kishte ofruar 45 milionë, por duket sikur do të takohen në mes me bonuse shtesë.
Sky Sport Italia raporton se do të jetë një çmim prej 50 milionë eurosh, duke përfshirë edhe disa bonuse relativisht të lehta për të arritur, dhe të tjera që janë shumë më të vështirë deri në shtatë milionë.