Zidanet nuk i pret sakica në një vend, “Bale është futbollist i Real Madridit dhe do të stërvis normalisht”
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u kritikua nga agjenti i Gareth Bale për komentet e tij rreth largimit nga ekipi spanjoll.
Francezi ka dalë me qëndrim të ri rreth situatës së uellsianit, duke zbuluar disa detaje interesante.
“Fillimisht nuk kam treguar mos respekt për askënd. Nuk do të veproja kështu kurrë ndaj asnjë futbollisti, sepse gjithmonë kam thënë gjërat e njejta. Futbollistët janë më të rëndësishmit dhe gjithmonë do të jemë me ta. E dyta, klubi është duke e menaxhuar shitjen e Balet. E treta që është më e rëndësishmja, Bale nuk ishte në bankë pasi që vetë ai nuk deshi. Bale është futbollist i Real Madridit dhe do të stërvis normalisht sot” ka thënë Zidane në konferencë për shtyp. /Indeksonline/