75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pamje nga spitali të mërgimtarëve që u aksidentuan në Kroaci, ndihmën e parë ua dhanë dy kosovarë

Në dy spitale kroate po vazhdojnë të trajtohen dy shqiptarët nga Bujanoci që u aksidentuan dje në Kroaci, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga spitali të vëllezërve Shabani. Familjarët thonë se vetura me të cilët janë aksidentuarët vëllezërit ka qenë e markës Mercedes CLS 63 AMG.

Ndihmën e parë pas aksidentit për dy shqiptarët nga Bujanoci e kanë dhënë dy kosovarë e një turk.

Familjarët thonë se Agroni e Graniti, kosovarët nga Gjilani e Peja janë ndalur në vendin e aksidentit për të ofruar ndihmën e parë deri në transportimin e tyre në spital.

Njëri nga vëllezërit po trajtohet në spitalin e Vinkovcit, ndërsi tjetri në spitalin e Osijekut.

Gjendja e vëllezërve raportohet se është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/