75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komiteti Serb i Futbollit kërkon nga serbët e Slovan Bratislavës të bojkotojnë ndeshjen me Feronikelin

Ngjashëm si në ndeshjen Mali i Zi – Kosovë, politika serbe po tenton të ndërhyjë përsëri.

Kësaj radhe te ekipi sllovak Slovan Bratislava i cili do të ballafaqohet me Feronikelin në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Sipas mediumeve serbe, Komiteti Serb i Futbollit i ka kërkuar dy futbollistëve serb Aleksandar Qavriq dhe Dejan Drazhiq të bojkotojnë duelin ndaj Feronikelit.

Kjo për arsyen që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Kujtojmë që dy futbollistë të Malit të Zi që kishin prejardhje serbe dhe trajneri Ljubisha Tumbakoviq nuk pranuan të luanin kundër Kosovës në Qershor.

Tumbakoviq më pas u emerua trajner i Serbisë. /Indeksonline/