75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Kalendari i futbollit është i çmendur, po i vret lojtarët

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka nisur një sulm të ashpër për kalendarin e futbollit, duke thënë se ai po i vret lojtarët për shkak të lodhjes, shkruan CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.

Në një konferencë shtypi të kohëve të fundit që Guardiola dha, ai tha: “Disa nga lojtarët e mi, të cilët kanë qenë të zënë deri kohët e fundit në Kupën e Kombeve dhe Afrikës, do të mbërrijnë më 29 ose 30 korrik, të tjerë më 3 – 4 gusht .

“I lashë atyre njëfarë lirie, sepse nuk dua që ata të kthehen nëse ata ende nuk janë mirë, nëse janë të lodhur dhe nuk janë rikuperuar ende nga një sezon i vështirë.

Në situatën e Riyad Mahrez, ai tha: “Ndërsa po përgatiten për sezonin e ardhshëm, Riad sapo ka përfunduar atë të fundit. Është një kalendar i çmendur dhe do të përfundojmë duke vrarë lojtarët tanë, nuk mund të vazhdojmë kështu për një kohë të gjatë lojtarët duhet të marrin frymë, të pushojnë, të japin cilësi më të madhe për turnet që konkurojnë “.

Ekipi i Man Cityt u desh të djersis mjaft shumë për të fituar titullin e Premier Ligës me vetëm një pikë para Liverpoolit./Indeksonline/