Vrasja e Gani Ramës te nënkalimi vazhdon të mbetet e pandriçuar
Vrasja e Gani Ramës, rreth 45 vjeç, e ndodhur të shtunën te nënkalimi në lagjen “Pejton” të Prishtinës, vazhdon të mbetet enigmatike, raporton Indeksonline.
Policia e Kosovës ka siguruar prova nga vendi i ngjarjes mirëpo pavarësisht tyre askush nuk është identifikuar as arrestuar përkitazi me vrasjen.
Ganiu është rrahur dhe më pas është shtyrë shkallëve të nënkalimit nga një person që kishte të veshur një maicë me ngjyrë të bardhë.
I dyshuari me të kryer veprën ka ikur në drejtim të panjohur ndërsa organet e rendit po punojnë në identifikimin dhe kapjen e tij./Indeksonline/