Tronditet Zidane, duket se Asensio i ka këputur ligamentet!
Marco Asensio ishte më i miri në ndeshjen ndaj Arsenal. Por pas një ore lojë, ylli spanjoll u rrëzua në një duel që nuk dukej i rëndë. Megjithatë, bëhej fjalë për një lëndim shumë serioz.
Me të dërguar në spital, Asensio ka marrë lajmin më të keq të mundshëm.
Sulmuesi i krahut raportohet se ka thyer kryqëzimin e gjurit të majtë, që do të thotë se ka problem serioz me ligamentet.
Futbollisti i Realit sot do të iu nënshtrohet testeve të reja mjekësore për të parë saktë lëndimin që dyshohet se ka të bëj me ligamente.
Në rast se konfirmohet kjo, Asensio do të jetë jashtë fushave nga 8 deri në 9 muaj, apo tërë sezonin e ardhshëm.
“Jemi të gjithë të shqetësuar. Është lajmi më i keq i mundshëm për ne” ka thënë Zidane./Indeksonline/