Ekskluzive: Operacioni “Shënjestra” shtrihet dhjetëra lokacione, cak armët e transportuara nga Maqedonia
Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në këto momente në disa lokacione të ndara.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se operacioni i koduar me emrin “Shënjestra” po zhvillohet në 10 lokacione.
Cak i këtij angazhimi të madh të policisë janë armët e futura ilegalisht në territorin e Kosovës.
“Jemi duke zhvilluar aksion të gjerë në 10 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Malishevë. Gjithçka ka të bëjë me armë të transportuara nga Maqedonia”, ka thënë një burim i Indeksonline i afërt me operacionin.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për rezultatin e këtij operacioni