75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Bosnjës: Dzeko më flet mua për Interin!

Selektori i Bosnjës, Robert Prosinecki ka thënë se Dzeko i ka folur disa herë atij për Interin.

Sipas tij, Dzeko me Interin do të fitonte shumë më shumë se sa me Romen.

“Për mua sigurisht se është ende sot, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Interi është një ekip i shkëlqyer, me një trajner si Conte. Me Interin Dzeko do të fitonte shumë më shumë se sa me Romën. Më ka folur disa herë për Interin. Mendoj se ka shanse që ai të shkoj atje” ka thënë Prosinecki./Indeksonline/