Daut Haradinaj ia bën bajat Vuçiqit: S’po e ndalë vajtimin, është mbetje e Millosheviqit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq për deklaratat e tij plot urrejtje ndaj Ramush Haradinajt.
Vëllau i kryeministrit në largim ka thënë për Indeksonline se Vuçiq është mbetje e Millosheviqit dhe për këtë dëshmojnë vajtimet e tij të vazhdueshme.
“Koha kur Vuçiq ka luajtur me Kosovën ka kaluar. Sot jemi shtet dhe këtë duhet ta kuptojë Vuçiqi dhe Vuçiqët tjerë në Serbi, apo kudo qofshin.
Kosova dhe qytetarët e saj pa dallim etnije duhet të ndihen të sigurtë në Kosovën tonë si shtet që e kemi ndërtuar bashkarisht më miqët tanë. Rruga euro-atlantike është e pandalshme për Kosovën.
Vajtimi i Vuçiq e vërteton se ai është mbetje e Millosheviqit dhe logjikës së tij shoveniste” ka thënë Daut Haradinaj për Indeksonline.