75 Mall Live Search
18:13 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj uron kryeminstrin e ri britanik, beson se do të vazhdojë qasjen kundër idesë së shkëmbimit të territoreve

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka urur kryeministrin e ri britanik Boris Johnson për postin e tij.

Haradinaj pëermes një postimi në Facebook ka shkruar se uron Boris Johnson për zgjedhjen si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe rikonfirmon vullnetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për thellimin e miqësisë dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ja postimi i tij në Facebook:

Uroj Boris Johnson për zgjedhjen Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe rikonfirmoj vullnetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për thellimin e miqësisë dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kemi punuar së bashku me Britaninë e Madhe, si aleate strategjike e Kosovës, në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë dhe nën lidershipin e Kryeministrit Johnson, jam i bindur se ky bashkëpunim do të intensifikohet. Besojmë fuqishëm se Britania e Madhe do të vazhdojë qasjen e zëshme kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

RH