Mendes i gjen skuadër të re Cutrones
Milani ende nuk e di ç’do bëhet me sulmuesin portugez Andre Silva, i cili nuk arriti të transferohej te Monaco, ende nuk dihet saktë përse.
Megjithatë, menaxheri i portugezit, Jorge Mendes, nuk ka ndërmend t’i zhgënjejë kuqezinjtë dhe do ta gjejë një klub për Silvën.
Ndërkohë, Mendes po i sistemon Milanit sulmuesin tjetër Patrick Cutrone, i cili nuk është titullar për trajnerin Giampaolo.
Cutrone është shumë pranë transferimit tek Wolverhampton, klub me ndikim shumë të fortë nga Mendes, në mos pronë e agjentit të famshëm.
Milani do të marrë 16 milionë euro plus 2 milionë në bonuse, ndërsa Cutrone pritet të shkojë në Angli në ditët e ardhshme.