Gjendet një ari i ngordhur në Jezerc, dyshohet se u vra nga gjuetarët e fshatit
Një ari i ngordhur ka mbetur në një mal në fshatin Jezerc.
Sipas banorëve të kësaj ane, ai është vrarë nga gjuetarët e vet fshatit, shkruan Indeksonline.
Këto imazhe të rënda pasqyrojnë gjendjen e ariut, i cili shihet i përgjakur.
Ndryshe, çfarëdo vendimi apo përpjekje për të eliminuar fizikisht kafshët, përfshirë edhe qentë endacakë, është plotësisht e ndaluar me ligj, pasi që një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në situata jashtëzakonisht të komplikuara dhe të specifikuara qartë në ligj./Indeksonline/

