75 Mall Live Search
19:18 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e akademisë kanë shënuar ose asistuar në çdo gol të Man Utd deri më tani

Parasezoni i Manchester United ka qenë shumë premtues deri tani.

Duke mundur Perth Glory 2-0, Leeds United 4-0 dhe Inter Milan 1-0,ekipi i Ole Gunnar Solskjaer mundi edhe Tottenham në International Champions Cup.

Dhe jo vetëm që ata i mposhtën 2-1, por ata gjithashtu vazhduan një statistikë mbresëlënëse falë golave ​​nga Anthony Martial dhe Angel Gomes.

Kjo do të thotë që çdo gol që Man Utd ka shënuar në turneun e tyre ka qenë i shënuar ose asistuar nga një lojtar i akademisë së klubit.

Perth Glory 2-0. Golashënues ishin Marcus Rashford dhe James Garner – të dy lojtar të akademisë.

Leeds United 4-0. Rashford shënoi përsëri, po ashtu edhe 17-vjeçari Mason Greenwood. Andreas Pereira siguroi asistin për golin e Phil Jones, ndërsa Tahith Chong fitoi një penallti ku Anthony Martial ishte i saktë.

Interi 1-0. Greenwood, edhe një herë, ishte në tabelën e golashënuesve.

Tottenham 2-1. Pereira asistoi për Martial përpara se Gomes të fitonte ndeshjen me një gol të bukur.

Natyrisht, United ka histori kur është fjala për promovimin e lojtarëve nga akademia e tyre.

Gjenerata e ’92, e cila përfshiu lojtarët si Ryan Giggs, David Beckham, Paul Scholes, Nicky Butt dhe Gary dhe Phil Neville, u shndrruan në lojtarët kyç të Djajve të Kuq.

A mund të ndodhë diçka e ngjashme edhe një herë në Old Trafford?

Scott McTominay beson se kjo është një detyrë shumë e vështirë, por ata tani kanë të rinj me qëndrimin e duhur për ta bërë këtë.

“Klasa e 92 ishte e jashtëzakonshme dhe do të jetë shumë, shumë e vështirë për të përsëritur diçka të tillë”, tha skocezi. “Do të jetë pak a shumë e pamundur. Ishte një vit kaq i mahnitshëm”./Indeksonline/