75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Man Utd identifikon zëvendësuesin e Lukakut

E ardhmja e Romelu Lukaku në Manchester United është një pikëpyetje e madhe, me lojtarin e shënjestruar nga Antonio Conte të Interit, i cili dëshiron shumë që sulmuesi belg të bashkohet me ekipin e tij në tregun e transferimeve në vazhdim.

Ndërkohë, Djajtë e Kuq kanë zgjedhur një zëvendësim të mundshëm për sulmuesin në rast të largimit të tij. Sipas Sky Sports News, Moussa Dembele nga Lyon është profili ideal për të zëvendësuar Lukaku, sipas menaxhmentit të klubit, përcjell Indeksonline

Për momentin, klubi anglez vazhdon të kërkojë 88 milionë euro për ish-lojtarin e Evertonit dhe bordi drejtues i Interit nuk janë gati të përmbushin kërkesat e tyre për tani./Indeksonline/