75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Son Heung-min ka fituar besimin e tifozëve për të qenë në kopertinën e FIFA 20

Duke qenë në kopertinën e ekskluzivitetit të EA Sports është një nder prestigjioz për çdo futbollist.

Loja më e madhe e futbollit në planet është blerë dhe luajtur nga miliona çdo vit dhe tani është një pjesë kyçe e mënyrës së funksionimit të sportit në ditët moderne.

Por kopertina e FIFA-s nuk i është dhënë çdoherë lojtarit më të mirë në planet, gjë e cila është mirë.

Kjo ka rezultuar në disa emra mjaft të habitshëm që i kanë sjellë rastet e FIFA-s përgjatë viteve, si p.sh Jack Wilshere në vitin 2012, Jordan Henderson në vitin 2016 dhe Theo Walcott në vitin 2010.

Kopertina e FIFA 19 iu dha fillimisht Ronaldos, por pasi portugezi u largua nga EA Sports, kopertina u nda midis Paulo Dybala, Kevin De Bruyne dhe Neymar.

Në qoftë se varet nga tifozët se kush do të jetë në kopertinën e FIFA 20, atëherë ai do të jetë koreani Son i Tottenham, përcjell Indeksonline.

Dy milionë tifozë kanë votuar për FifPlay dhe koreani ka qenë i pari në listën prej 15 futbollistësh./Indeksonline/