75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Thirrja e mbledhjeve te Qeverisë, mospajtime brenda kabinetit Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur mbledhjen bashkë me kabinetin qeveritar.

Aty janë ministrat e PDK-së, ani pse më herët u raportua se ata nuk do të jenë prezent.

Haradinaj ka thënë se me vlerësimin e  zyrës ligjore të Qeverisë, nuk kanë të drejtë të krijojnë ndonjë vakum qeverisës.

Por, sipas tij, meqë edhe PDK dhe Nisma po e kërkon, ai thotë se është i detyruar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ndasimi i temave që janë urgjente të Qeverisë, është një proces i vështirë. Ne e kemi një vlerësim të Zyrës Ligjore të Qeverisë. Mirëpo, më gjasë nuk na mjafton. E vetmja gjë që me mbetet është t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Po e kërkoj mendimin tuaj. Pa marrë një përgjigje prej kushtetusese, nuk kam të drejtë të marrë veprime tjera. Unë jam kundër kësaj rrugë, mund të krijojmë  vakum qeverisës. Me sa e di nuk lejohet kjo. Por, meqë PDK dhe Nisma po e kërkon, atëhërë jam i detyruar t’i drejtohem. Nëse keni mendime tjera si me dalë nga kjo gjendje, urdhëroni”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, janë shprehur kundër vazhdimit të mbledhjes dhe po kërkohet një konsensus brenda koalicionit se si te veprohet tutje.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se para se t’i drejtohen kushtetuesese, të dinë se çfarë efektesh krijohen.

“Para se me ju drejtu Kushtetueses, duhet me ditë se çfarë efekti prodhon. Sepse nuk duhet të mbeten institucionet pa shërbim. E tash me dërgua në Kushtetuese, cilat janë bllokadat, ekstra të reja që na dalin. Pra, cilat janë efektetet, a i bllokon ministrisë, mbledhjet e Qeverisë apo çka”, ka thënë Ministri Uran Ismaili./Indeksonline/