75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këmbëngulë Haradinaj: Do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese

Qeveria e Kosovës sapo ka përfunduar mbledhjen e thirrur nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje u diskutua ligjshmëria e asaj se a duhet të mbahen mbledhje dhe të merren vendime nga Qeveria në dorëheqje.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë gjithë mbledhjes këmbgulte që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë një interpretim ligjor dhe kushtetues.

Mirëpo,  ministrat e PDK dhe Nismës u shprehen kundër kësaj forme, pasi sipas tyre, deri në një vendim të Kushtetueses merr kohë.

Haradinaj ka theksuar se sipas interpretimit të Zyrës Ligjore brenda Kryeministrisë, nuk guxon të lë vakuum qeverisës, pasi Kosova mund t’i bartë pastaj pasojat.

Haradinaj ka kërkuar nga kjo zyre që  dërgojë pyetje për Gjykatën Kushtetuese për sqarime lidhur me kërkesën e tyre, duke thënë se ndoshta ata do të përgjigjen me shpejtë.

“Zyra Ligjore të marrë këtë rast me urgjentë dhe të dërgoj pyetje në Kushtetuese se a duhet të vazhdojnë të marrin vendime apo të lënë vakuum qeverisës. Shpresoj gjykata të kthejë përgjigje sa më shpejtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se cili do që të jetë vendimi i Kushtetuesese, do ta respektojë./Indeksonline/