75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll e fillon me humbje Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U18 e meshkujve ka zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.

“Dardanët” e rinj kanë pësuar humbje në takimin e parë nga Hungaria me rezultat 55-78, edhe pse patën paraqitje mjaft të mirë, dhe në shumë minuta kanë qenë të barabartë me kundërshtarin.

Erhan Sholla u dallua te Kosova me 18 pikë, derisa Albin Berisha shënoi 11.   Sidoqoftë, ky Evropian do t’i ndihmojë Kosovës  të fitojnë më shumë përvojë. Sfida e radhës është të shtunën nga ora 15:15 kundër Suedisë.