Interi bie dakord për transferimin e një talenti tjetër francez
Gjigantët e Serie A, Inter kanë rënë dakord për një marrëveshje për të transferuar lojtarin e Troyes, Etienne Youte Kinkoue.
Lojtari i lindur në vitin 2002 është ylli i dytë francez që nerazzurët e kanë transferuar këtë verë, pasi ata tashmë e kanë transferuar Lucien Agoume.
Sky Italia pretendon se është arritur një marrëveshje për Kinkoue dhe qendërmbrojtësi i ri do të bashkohet me skuadrën javën e ardhshme./Indeksonline/.