75 Mall Live Search
09:24 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Interi dhe Juventusi në garë për Lukakun, Dybala mund të bëhet pjesë e marrëveshjes

Interi dhe Juventusi janë duke luftuar për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, me nerazzurët të vendosur për të bërë një ofertë të re.

Interi tashmë ka pasur bisedime me  Djajtë e Kuq për sulmuesin belg kurse oferta e re mendohet të jetë  rreth 70 milionë euro plus shtesa.

Sky Italia pretendon se Juventusi po shikon gjithashtu mundësinë dhe oferta e tyre mund të përfshijë Paulo Dybalan.

Nuk dihet nëse Lukaku do të ishte i hapur për një lëvizje në Juve apo jo./Indeksonline/.