Hahn i bindur se dialogu do të kthehet në binar sapo Kosova ta ketë qeverinë e re
Komisioneri evropianë, Johannes Hahn në një intervistë për ‘APA’ ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ngërçi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një pengesë për dy vendet që synojnë BE-në.
Por, Hahn beson se dialogu do të rifillojë sapo Kosova ta ketë qeverinë e re.
Në takimin e djeshëm me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, Hahn tha se BE e mbështet dialogun.
Vlen të kujtojmë që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale.
Tutje, Komisioneri evropian beson se Maqedonia e Veriut ka bërë përparie të rëndësishme.
“Vendi ka bërë përparim të rëndësishëm dhe ka arritur marrëveshjen historike të Prespës që përfundoi një mosmarrëveshje 30-vjeçare për emrin me Greqinë,” vëren ai. E rëndësishme është ende transformimi i menjëhershëm i prokurorit special të ngarkuar me çështjet e korrupsionit.”, tha ai.
Ndryshe, Hahn pritet të jetë Komisionerë Evropian edhe për një mandat./Indeksonline/