75 Mall Live Search
14:32 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Wolves ka transferuar Jesus Vallejon nga Real Madridi

Wolverhampton Wanderers ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo.

Klubi anglez u inkuadrua në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe arriti të befasojë të gjithë duke treguar paraqitje të mira dhe duke zënë një vend që i dërgon në Ligën e Evropës.

Ideja e drejtuesve të Ujqërve është të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi luftojnë në disa gara.

Wolves ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka nënshkruar me Jesus Vallejo nga Real Madridi.