75 Mall Live Search
16:05 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dani Alves “kërkon punë”, bën shaka në Instagram

Dani Alves pasi mbaroi aventurën në Copa America, ku edhe u shpall lojtari më i mirë i kompeticionit, u largua nga Parisi.

Për momentin, braziliani është lojtar i lirë dhe po i pret ofertat nga klubet e interesuara për shërbimet e tij, shkruan Indeksonline.

Ai së fundmi postoi një foto në Instagram me një mbishkrim qesharak: “Po kërkoj punë, ku duhet ta dorëzojë CV-n time ? Më njoftoni nëse keni kohë për ta lexuar” – u shpreh mbrojtësi i djathtë.

Ai është 36 vjeç, dhe sigurisht do të vlente për të paktën edhe një sezon./Indeksonline/