75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Firmino nuk e harron triumfin në Ligë të Kampionëve, bën tatuazh interesant

Një fitore 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, me penalltinë e konkretizuar nga Mo Salah dhe goditjen e vonshme të Divock Origi, Liverpool vulosi titullin e gjashtë të klubit.

Vëmendja së shpejti do të kthehet në sezonin 2019/20, me garën e Community Shield tani vetëm tetë ditë larg.

Jurgen Klopp ende është duke pritur për të mirëpritur disa lojtarë kryesorë për shkak të Salah që luajti në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe për pjesëmarrjen në Copa America të duetit brazilian Alisson dhe Roberto Firmino.

Dy të fundit u gëzuan edhe më shumë pas asaj mbrëmjeje të njohur në Madrid, duke shijuar lavdinë me Selecao, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kujtimet e 1 qershorit mbeten të gdhendura, te Firmino.

Kjo për shkak se sulmuesi tani ka tatuazh vetën duke e ngritur kupën e Ligës së Kampionëve, siç shihet në faqen e tij Instagram./Indeksonline/