75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetëm brenda 24 orëve ndodhin 83 aksidente

Gjatë sezonës verore është rritur numri i veturave, po ashtu edhe i aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka evidentuar 83 aksidente, shkruan Indeksonline.

57 nga këto aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, ndërsa 26 me të lënduar.

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1021 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme  20 persona janë arrestuar të cilët nuk kanë respektuar ligjin./Indeksonline/