75 Mall Live Search
12:58 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Werderi i Rashicës shkatërron Eibarin

Werder Bremen ka mundur Eibarin me rezultat të thellë 4:0 në miqësoren e 6-të pergatitore për sezonin e ri, shkruan Indeksonline.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë me Klaassen i cili hapi llogarinë për Werderin nga pika e bardhë në minutën e 50. O

sako dyfishoi epërsinë në minutën e 61, ndërsa Fullkug realizoi dy herë për epilogun përfundimtar në minutën e 70, përkatësisht 75.

Rashica luajti 62 minuta në këtë ndeshje duke goditur shtyllën në pjesën e parë./Indeksonline/