75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Operacioni 200 milionësh për të shpëtuar Realin

Humbja 7-3 e pësuar kundër rivalëve të Atletico Madrid nuk e lë të qetë Realin e Zidane. Për ta fshirë këtë turp dhe për të ngritur moralin e “Los Blancos”, Florentino

Perez ka vetëm një zgjidhje: një super blerje në merkato.

Lojtari i zgjedhur është Paul Pogba, i cili kërkon të largohet me çdo kusht nga Manchester United dhe për të cilin interesohet edhe Juventus-i.

Sipas “AS”, bëhet fjalë për një operacion me kosto 200 milionë euro, që mund të bëhet i mundur nga dy yje të tjerë: Bale dhe Milinkovic-Savic.

Largimi i uellsianit nga Madridi është shumë i mundur dhe hapësira që do të lihej e lirë nga rroga e tij (14,5 milionë euro në sezon) do të zihej pikërisht nga rroga e Pogba.

Ndërkohë, United vazhdon negociatat me Lazio-n për Milinkovic-Savic, i cili shihet si pasardhësi i francezit në “Old Trafford”. Një operacion ky që duhet të mbyllet brenda orës 18:00 të 8 gushtit, kur mbyllet edhe merkato në Angli.