Portieri i skuadrës shqiptare i shpëton jetën turistit
Futbollistët që luajnë në ligat shqiptare shpesh ndodh që të mbajnë edhe një punë tjetër për shkak të pagave të ulëta.
Eldi Hasani është portier i skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës dhe në sezon punon si roje plazhi në Velipojë.

Ai sot ka shpëtuar jetën e një pushuesi në plazhin ku punon.
Hasani ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale ku është përshendetur për veprimin që ka bërë. /IndeksOnline/
