Ribery rikthehet aty ku u bë i famshëm
Franck Ribery thuhet se refuzoi Monakon pasi ai dëshiron të kthehet në Marsejë.
Pasi luajti shumë sezone për Bayern Munchen në Bundesligën gjermane, ylli francez dëshiron të kthehet në Ligue 1 ku ai kishte luajtur për Marsejën në të kaluarën (2005-2007).
Ribery është futbollist i lirë dhe mund të bashkohet me francezët vetëm duke arritur marrëveshje për kushtet personale.
Me Bayernin 36 vjeçari ka bërë më shumë se 270 paraqitje ku ka fituar të gjithë titujt e mundshëm. /IndeksOnline/