75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

John Ratcliffe, kreu i ri i shërbimeve sekrete amerikane

Kreu i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats la detyrën pas disa muajsh beteje me presidentin, Donald Trump.

Presidenti amerikan emëron në vend të tij besnikun e tij, John Ratcliffe, një republikan nga Teksasi, i cili ka debatuar ashpër me ish-prokurorin e posaçëm të çështjes Russiagate, Robert Mueller, gjatë seancave të tij në Kongres.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se i respektuari Joh Ratcliffe do të emërohet drejtor i shërbimeve sekrete. Dan Coats, drejtori aktual, do të largohet më 15 gusht. Dua të falënderoj Danin për shërbimin e madh që i bëri vendit’’, theksoi Trump.

Largimi i Coats vjen pas disa muajve konfrontimi të shkaktuar nga kritika të përsëritura ndaj shërbimeve sekrete nën drejtimin e Trump.