Serbia po armatoset fuqishëm nga Rusia. Vuçiq i lumtur ani pse këtë nuk ua lejon NATO
Në kazermën ushtarake të Nishit “Mija Stanimiroviq” janë paraqitur dhjetë automjete të blinduara BRDM 2, të ardhura nga Federata Ruse. Aty i pranishëm në prezantimin e tyre është edhe i pari i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se këto janë dhurata nga Rusia, për çka ka falënderuar presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nuk kemi plane pushtimi, por vetëm si të mbrojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë”, tha Vuçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.
Sipas Vuçiq për këto automjete, Serbia nuk ka paguar asnjë dinar dhe se bëhet fjalë për dhuratë.
“Po vijnë edhe ato për të cilat kemi paguar, katër (helikopterë të mëdhenj) Mi-35 dhe tre (helikopterë) Mi-17, shtatë helikopterë, ndërsa po vijnë edhe dhuratat”, shtoi ai.
“Pritet të vijnë edhe 10 tanke dhe këto kanë ardhur edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s”, shtoi ai./Indeksonline/