75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Prindërit myslimanë në Britani kundër vaksinave të gripit, pasi kanë përbërje të dhjamit të derrit

Këshilli Mysliman në Britani të Madhe ka thënë se vaksinat kundër gripit që janë paraparë për fillimin e vitit shkollor në këtë shtet nuk duhet marrë nga fëmijët që i përkasin besimit mysliman.

Sipas këtij Këshilli vaksina përmban xhelatinë e cila ka përbërje të dhjamit të derrit dhe konsiderohet e papastër në fenë islame.

Në anën tjetër, zyrtarët shëndetësorë në Britani të Madhe shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me rritjen e numrit të fëmijëve myslimanë që do të tërhiqen nga programi i ri për vaksinim.

Vaksina e re kundër gripit do të aplikohet te fëmijët si sprej në hundë.