75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Futbollisti i Kosovës largohet nga Milani

Futbollisti kosovar, Ismet Sinani është larguar nga Milani.

20 vjeçari është huazuar te skuadra e Serie C, Sicula Leonzio pas një viti huazim te Juve Stabia.

Sicula ka të drejtë ta blejë përfundimisht kartonin e Sinanit, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Kosovës është rritur në akademinë e Milanit derisa nuk ka bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë.

Ai ka qenë pjesë e Kosovës U19 në tri ndeshje dhe pritet të ftohet edhe nga grupmoshat U21. /IndeksOnline/