75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

89 aktakuza ndaj 106 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve në Kosovë

Prokurori i Shtetit, ju njofton se, nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenëntë (89) aktakuza, kundër njëqindegjashtë (106) personave.

Poashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar, si dhe është sekuestruar një (1) automjet, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“ dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”./Indeksonline/